Ëndrra për të parë nusen me vello, dasmë pas 18 vitesh martesë

schedule08:46 - 14 Korrik, 2021

schedule 08:46 - 14 Korrik, 2021

Këtë të hënë çifti Taulant dhe Entela Hoxha janë bërë pjesë e  “ABC e mëngjesit” në një lidhje me “Skype” nga SHBA, duke ndarë momente nga martesa e tyre e dytë.

Jam shumë me fat që kam një bashkëshorte si Entela është shprehur ai, duke shtuar se kjo ka sjellë edhe martesën e tyre të dytë.

 “Jam shumë me fat prandaj u martova për së dyti më të njëjtën”, shprehet ai.

Çifti vendosi të martohej sërish pas 18 vitesh në Kankun të Meksikës. Kanë qenë dy djemtë që i kanë shoqëruar drejt altarit.

Ndërsa ka treguar disa momente emocionuese të organizimit të dasmës,  Taulanti është shprehur se Meksika ka kulturë ndryshe, duke u shprehur se emocionet e dasmës kanë qenë të mëdha për çiftin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!