Inter duket se nuk do të rrijë pasiv në merkaton e janarit dhe drejtuesit zikaltër vazhdojnë të piketojnë lojtarë që nga 1 janari i vitit 2021 do të jenë pa kontrata.
Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, objektivi kryesor i tyre është Georgino Wijnaldum, të cilit i përfundon kontrata në verën e ardhshme.
Mesfushori i Liverpool u kërkua nga Interi dhe në verën e kaluar, por mesa duket Conte e dëshiron me çdo kusht holandezin në skuadër. Ndërsa ëndrra e madhe vazhdon të mbetet Lionel Messi.
Situata me argjentinasin do të jetë e njëjtë pas datës 1 janar, por zikaltrit nuk janë të vetëm në garë për katalanasin.
Një tjetër arsye se pse Messi nuk mund të transferohet në Milano është edhe paga e tij e lartë. 33-vjeçari përfiton aktualisht 50 milionë euro neto dhe në Itali përfshirë dhe taksat kjo shifër do të shkonte në 65 milionë euro.
Ndërkohë lojtarët të lirë në vitin e ri do të jenë dhe emra si Sergio Ramos, Diego Costa, Angel Di Maria, Jerome Boateng apo dhe Memphis Depay. /abcnews.al