Ëndrra e madhe, Vidal: Shpresoj të vesh një ditë fanellën e Flamengos

schedule20:20 - 25 Mars, 2021

schedule 20:20 - 25 Mars, 2021

Arturo Vidal ëndërron të luajë një ditë në Brazil. Mesfushori i Interit ka bërë një deklaratë dashurie për Flamengon, një nga skuadrat më të dashura të tifozëve brazilianë. Gjatë një bisede me Mauricio Isla, shokun e tij në kombëtaren e Kilit i cili është pjesë e Flamengos prej vitit gushtit të vitit të kaluar, “luftëtari” kilen ndez shpresat e tifozëve të klubit brazilian.

Jam i lumtur që ti mban veshur fanellën më të rëndësishme të Amerikës Latine. Shpresoj që ta kem edhe unë një ditë atë shans“, deklaron Vidal, i cili ka luajtur me Islan te Kili dhe Juventusi. “Prej dy vitesh Vidal ka një dëshirë të madhe për të luajtur me Flamengon. Ma përsërit shpesh që i pëlqen shumë Flamengo.

I pëlqejnë tifozët tanë, i pëlqen shumë edhe Brazili“, deklaron anësori i djathtë i klubit latin. Vidal ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Interin, teksa problemi më i madh i kalimit të tij te Flamengo është rroga e madhe prej 6.5 milion eurosh në sezon, shumë që në Brazil nuk mund t’ia paguajnë 33-vjeçarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!