Ëndrra e madhe, Nagelsmann: Do doja të punoja me Cristiano Ronaldon

schedule16:35 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 16:35 - 26 Dhjetor, 2020

Julian Nagelsmann është një nga trajnerët më të mirë në Europë. Edhe pse në moshë shumë të re, 33-vjeçari gjerman po bën shumë mirë me Leipzig, në Bundesligë dhe Champions League.

Interesimi i klubeve të mëdha nuk mungon, por Nagelsmann ka një ëndërr dhe e zbulon atë në prononcimin e dhënë për Bild. “Do të ishte shumë interesante të punoja me Cristiano Ronaldon.

Sami Khedira më ka thënë se qasja e tij profesionale në punë është mbresëlënëse. Ai duhet të jetë një bishë në stërvitje. Shkon i pari dhe është i fundit që largohet nga qendra sportive.

Cristiano është edhe një person shumë miqësor. Ky është një kombinim i jashtëzakonshëm për një profesionist“, deklaron trajneri i talentuar gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!