Ëndrra e Henry: Do të drejtoja Arsenalin deri në ditën e fundit të jetës

schedule15:54 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:54 - 25 Shkurt, 2020

Thierry Henry është lojtari më i madh i historisë së Arsenal dhe 228 golat e shënuar në 376 ndeshjet e zhvilluara me “Topçinjtë” nuk harrohen. Ish-sulmuesi francez ka nisur karrierën e trajnerit dhe sot drejton klubin e Montreal Impact.

Në një prononcim për Canal Plus, Henry, i cili zhvilloi vitet më të bukura të karrirës në Londër, zbulon ëndrrën e tij të madhe dhe ka një premtim për tifozët e shumtë të Arsenalit.

Ëndërroj të bëhem trajner i Arsenalit. Do e drejtoja atë skuadër deri në ditën e fundit të jetës time. Situata? Ishte e vështirë edhe para largimit të Wenger. Kishte probleme edhe më parë“, deklaron legjenda franceze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!