Endri Prifti paralajmëron ish-bashkëshorten: Kush cënon të më vjedhë mua, do të përfundojë në burg

schedule10:55 - 2 Qershor, 2022

schedule 10:55 - 2 Qershor, 2022

Këngëtari i njohur Endri Prifti rreth një muaj më parë bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës.

Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit. Ndërkohë, këngëtari duket se ia lënë në dorë institucioneve.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Endri zbuloi se aktualisht është në proces gjyqësor dhe ka paralajmëruar se kush cënon ta vjedh atë, do të përfundojë në burg.

“Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në proces gjyqësor”, tha këngëtari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!