“Endri dhe Xhanfize Keko kanë qenë tipa të ndryshëm”, rrëfehet i biri: Impulsi i diskutimeve ishim unë dhe im vëlla, Teodori

schedule11:42 - 11 Qershor, 2024

schedule 11:42 - 11 Qershor, 2024

Djali i Endri dhe Xhanfize Kekos, Ilir Keko ka folur në emisionin “Pas Mesnate” dhe për marrëdhënien e prindërve të tij.

Ai ka treguar se ata kishin një mirëkuptim të madh me njëri-tjetrin. Sipas tij, ata kanë qene tipa të ndryshëm, Endri ishte shumë i qete dhe nuk mundohej që ta rrëfente qoftë dhe atë shqetësimin që kishte në realizimin e një filmi. Ndërkohë, Xhanfize ishte natyrë tjetër, ajo fillonte dhe jetonte me iden që do të shkruhej një skenar dhe pastaj shkëputej, vetëm kur filmi i realizuar prej saj ikte nga Tirana.

Iliri ka theksuar se impulsi i diskutimeve ka qene ai dhe vëllai, Teodori, i cili se filloi ta nxirrte pak nga pak atë atë rebelizmin e tij.

“Ata kanë qenë një çift që funksionuan në mënyrë perfekte njëri me tjetrin. Sigurisht që dashuria mbetet baza e familjes, por dhe sigurisht mirëkuptimi dhe respekti për punën e njëri-tjetrit. Ai ka qene një mbështetje e madhe për punën e nënës sime dhe po të kemi parasysh kohën, nuk ka qene e lehtë për një grua të re me fëmijë që t’i përkushtohet kinemasë. Kinemaja është një botë që do t’i përkushtohesh pa orar. Këtu është rasti që unë të përmend gjyshen tonë, e cila meriton gjithë veneracionin, për shkak se po mos të kishim pasur atë që të përkujdesej për ne, do të ishte shumë e vështirë për ne që t’i përkushtohej filmave, por mirëkuptimi mes tyre ka qene shumë i madh. Kanë qene tipa të ndryshëm, ai ishte shumë i qete, racional dhe nuk mundohej që ta rrëfente qoftë dhe atë shqetësimin që kishte në realizimin e një filmi që ishte në proces. Ndërkohë im më ishte natyrë tjetër, ajo fillonte dhe jetonte me iden që do të shkruhej një skenar dhe pastaj shkëputej, vetëm kur filmi i realizuar prej saj ikte nga Tirana. Nuk kishte asgjë, edhe kur vinte në shtëpi, ajo vinte fizikisht, por mendja ishte atje.

Edhe im atë e ka thënë me humor që ne funksionojmë si një këshill artistik, ku diskutohet si në këshillin artistik. Impulsi i diskutimeve kemi qene unë dhe im vëlla, Teodori, sidomos ai, se filloi ta nxirrte pak nga pak atë atë rebelizmin e tij”, tregoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!