Endri Çekiçi: Shënova prej talentit që Zoti më dha, nuk jam i lumtur

schedule11:31 - 17 Shtator, 2022

schedule 11:31 - 17 Shtator, 2022

Endri Çekiçi shënoi në duelin kundër Galatasaray një ditë më parë, por Konyaspor në fund doli pa pikë nga fusha e blertë.

Mesfushori nga Pogradeci realizoi një gol fantastik nga distanca, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga trau i portës.

“Shënova falë talentit që Zoti ma ka dhënë që fëmijë. Luajtëm shumë mirë, por nuk kishim fat. Edhe pse shënova gol, nuk jam i lumtur.

Ne jemi një ekip që gjuajmë shumë nga distanca, ndaj edhe unë provoj shpesh”, u shpreh pas ndeshjes Endri Çekiçi, i cili pësoi edhe një dëmtim në duelin e djeshëm. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!