Girona është surpriza më e bukur e këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit, në Spanjë, La Liga, me skuadrën “Katalanase”, që po zhvillon një sezon të mrekullueshëm, teksa pas javës së 27-të renditet në vendin e dytë në Spanjë, me 7 pikë më pak se “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët duket se këtë edicion, po shkojën drejt një tjetër titullit kampion.
Padyshim një nga pikat më të forta të skuadrës së teknikut, Michel është edhe “fantazist” i mesfushës, i cili me Aleix Garcia 3 gola dhe 5 asiste, në 26 sfidat e zhvilluara këtë sezon në La Liga është kthyer në një nga më të kërkuarit në kampionat, mirëpo duket se mesfushori kërkon një ekip të madh, si destinacion të radhës dhe këtë e ka konfirmuar edhe në një prononcim për mediat.
“Do të doja të luaja te Barcelona, që është skuadra ime e preferuar. Që i vogël bëj tifo për ‘Katalanasit’. Nuk pendohem që kam folur mirë për ‘Blaugranat’, pasi jam një tip i drejtpërdrejtë. Java e fitores kundër Barça-s, ku Girona triumfoi 2 me 4 ishte e vështirë për mua. Pastaj fitorja përballë tyre ishte thjesht… wow! Kisha një presion shtesë, por gjithçka ndryshoi kur nisi loja. Zhvilluam një ndeshje perfekte”,- u shpreh 26-vjeçari. /i.m /abcnews.al