Më në fund ia doli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, debutoi mbrëmjen e djeshme me Juventusin. 21-vjeçari ka disa muaj që grumbullohet nga Mauricio Sarri në ekipin e parë, por italiani i besoi vetëm në ndeshjen e fundit kundër Romës.
Vrioni u aktivizua në minutën e 79-të takimit, kur zëvendësoi Gonzalo Higuanin që shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër”. Edhe pse ai nuk e ndihmoi dot ekipin nga humbja, festa ishte e gjitha për juventinët që ngritën trofeun e Seria A pas ndeshjes.
Të debutosh me një ekip si Juventusi nuk është aspak e lehtë dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për të riun. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund ta shikojmë më shumë në fushën e lojës. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CDZEExnqfQW/?utm_source=ig_web_copy_link