Dafina Zeqiri pritet të publikojë së shpejti projektin e saj më të ri, dhe mesa kemi kuptuar nga postimet e bëra në rrjete sociale, do të trajtojnë një temë mjaft të rëndësishme, atë të problemeve me shëndetin mendor. Kënga mban titullin “Duro” dhe për të na prezantuar me projektin e saj të ri, këngëtarja ka gjetur mënyrën më origjinale duke realizuar një video në TikTok.
Por mesa duket, Dafina ka krijuar dhe sfidën më të re në rrjet. Së bashku me tre persona të tjera, Zeqiri ka realizuar një kërcim për “Duro”. Kujtojmë që më herët, këngëtarja zbuloi se një temë të një rëndësie të tillë, siç është shëndeti mendor, kishte vendosur ta trajtojë ndërthurur me muzikë.
“Nuk është ‘trup’ me shku te psikologu. Nuk është ‘turp’ me fol për ankth e depresion! Nuk është ‘turp’ me qenë vetvetja dhe mos me ra në provokim të njerëzve të cilët nuk të respektojnë për atë që je! Nuk është ‘turp’ me thonë NUK DUA! Dhe m`u shpreh në qoftë se dikush t’ka keqpërdor”, shkruan ndër të tjera Dafina. /abcnews.al