Leicester City ka siguruar rikthimin në Premier League, kjo falë humbjes befasuese të Leeds United ndaj QPR në transfertë me shifrat 4-0.
‘Dhelprat’ janë në krye të kampionatit me 94 pikë dhe me dy ndeshje për t’i luajtur ende, ndërsa Leicester e dinte se një fitore të dielën jashtë fushe ndaj Preston do t’i siguronte kthimin në nivelin më të lartë të futbollit në Angli, pavarësisht nga rezultatet e tjera gjatë fundjavës.
Por ngjitja u përshpejtua nga humbja e Leeds ndaj QPR të premten në mbrëmje, me tifozët e Leicesterit që mund të fillojnë festimet e tyre pasi matematikisht klubi nuk mund të përfundojë më poshtë se vendi i dytë në kampionat, duke siguruar kështu promovimin në Premier League.
Ka qenë një sezon fantastik për Leicesterin, i cili ishte në gjendje të mbante së bashku bërthamën e skuadrës që u rrëzua nga Premier League, me disa përforcime të dukshme, ndërsa trajner emëruan Enzo Marescan në fillim të sezonit.
Sulmuesi legjendar Jamie Vardy është ende në krye të grupi dhe ka shënuar 16 gola këtë sezon./ h.ll/abcnews.al