Në merkaton e janarit, Xhuliano Skuka u transferua me shumë bujë nga Partizani te skuadra e Metz, por nuk ka mundur të tregojë kualitetin e tij.
Ish-bomberi i klubit të Partizanit nuk ka pasur shumë minuta lojë dhe në një konferencë për shtyp, trajneri i klubit francez u shpreh se Skuka ka pasur të vështirë ambientimin.
“Socios Metz” raporton se mungesa e minutave ka bërë që drejtuesit të marrinë një vendim dhe Skuka të largohet në merkaton e verës. Në këtë sezon për Metz, Xhuliano Skuka ka luajtur në total 9 ndeshje, duke numëruar vetëm 1 orë e tetë minuta lojë./h.ll/abcnews.al