Ende nuk kanë shlyer borxhin për një ish-bardheblu, FIFA i bllokon merkaton Feronikelit

schedule12:36 - 17 Korrik, 2021

schedule 12:36 - 17 Korrik, 2021

Bedri Greca la Feronikelin në muajin janar pas mosmarrëveshjeve me klubin dhe që nga ajo kohë ai është pa një klub, por gjithashtu nuk ka marrë pagat e paracaktuara në kontratë me klubin nga Drenasi.

30-vjeçari e adresoi këtë çështje në FIFA dhe kjo e fundit i dha të drejtë. Feronikeli sërish nuk i pagoi paratë e nevojshme dhe çështja vazhdoi, teksa tashmë janë marrë edhe masa për këtë veprim të klubit.

Feronikeli nuk mund të federojë asnjë lojtar në këtë merkato. Ky është dënimi që i jep qeveria e futbollit dhe gjithçka do të lirohet deri në shlyerjen totale të parave ndaj ish-anësorit të Tiranës e Laçit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!