Ende “beqare”, Olta Boka po mendon dasmën e saj?

schedule18:24 - 20 Prill, 2022

schedule 18:24 - 20 Prill, 2022

Në‘Abc e Pasdites’ këtë të mërkurë ishte e ftuar Olta Boka e cila gjatë intervistës u ndal tek familja e ëmbël edhe në kompeticionet që ka marrë pjesë qysh kur ishte fëmijë por edhe sot si pjesë e jurisë së një prej formateve të tilla. Ajo tha se është duke e shijuar shumë dhe se në fillim e kishte menduar pak me siklet duke qenë se edhe vetë dikur ka qenë pjesë e tyre, e i ka njohur më nga afër.

“Unë mbaj mend një gjë, mbas 12 javësh ku isha pa ndërprerje tek Gjeniu, përpara finales mua më ndodhi që eliminohem, më bie një sfidë dhe nuk kalova. Pavarësisht se unë në finale isha, pata dhe një numër special, mora dhe çmimin e interpretimit. Në momentin që u eliminova zgjohem në mëngjes dhe shkova të laja enët. Mami më sheh në mëngjes dhe thotë e shkreta goca ca paska kaluar natën “do të çoj mami te çamët do shkojmë dhe do blejmë rroba”. Edhe duke pasur këtë memorie gjatë gjithë kohës aty jam’.

Ajo shtoi më tej se sot fëmijët janë më ndryshe nga brezi i saj, më të sigurt dhe rrjetet sociale kanë bërë punën e tyre, duke i bërë ata më familjar me kamerën. Olta Boka gjatë bisedës me Ermal Peçin u ndal edhe tek dasma e saj, të cilën e zbuloi gjatë rubrikës së melodive muzikore. Ajo tha se kënga “Never Enough” do të jetë kënga e kërcimit mes saj dhe bashkëshortit në dasmë.

“Nëse do të martohesha dhe do bëja dasmë një ditë kjo do ishte kënga që unë do të kërceja më Ivin. Është kënga më emocionuese që sa herë e dëgjoj më duket sikur mund të jenë shprehur shumë bukur ndjenjat për dedikim, e kam në mendjen time se si do jetë momenti i dasmës, ajo performanca, ato dritat, e dua shumë magjike”.

A do ta kemi këtë vit? Këngëtarja pohoi se Jo sepse është në mëdyshje duke qenë edhe pjesë e evente është shumë e bukur pjesa e veshjes së fustani, por është gjithë ajo angari. /abcnews.al