Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e 2-vjeçarit, policia nis fazën e dytë të hetimeve

schedule09:45 - 14 Korrik, 2023

schedule 09:45 - 14 Korrik, 2023

Pas pesë ditë hetimesh, Emili i vogël është ende i zhdukur, duke shtuar edhe më shumë ankthin e familjes së tij. Autoritetet që hetojnë fshatin e vogël alpin ku u zhduk djali 2-vjeçar të shtunën kanë njoftuar se po i japin fund kërkimit.

Aksident, vrasje apo rrëmbim? Asgjë nuk përjashtohet dhe gjithçka është duke u shqyrtuar këmbënguli prokurori, duke konfirmuar se tashmë është hapur faza e dytë e hetimit.

Kjo përfshin analizën e “masës së konsiderueshme të të dhënave” të mbledhura gjatë pesë ditëve në Haut-Vernet, veçanërisht të dhënat telefonike.

Në fshatin e vogël u kontrolluan të tridhjetë shtëpitë, u morën në pyetje njëzet e pesë banorët, u kontrolluan të gjitha automjetet.

“Ky është padyshim një nga operacionet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë. Tani e tutje, e vetmja detyrë e atyre pak rojeve që kanë mbetur në fshat do të jetë mbyllja e fshatit për publikun deri në fundjavë për shkak të hetimeve”.

Për të mbrojtur familjet, unë e zgjata këtë bllokadë”, tha François Balic, kryetar i fshatit Le Vernet.

Emili sapo kishte ardhur në fshat për pushimet verore për të qëndruar me gjyshërit. Herën e fundit që e panë fëmijën ishin dy fqinjë në orën 5.15 të së shtunës pasdite, vetëm në një rrugicë të fshatit.

Në momentin e zhdukjes së tij, “disa anëtarë të tjerë të familjes ndodheshin në shtëpinë ku familja po pushonte. Derisa të zbulojmë të vërtetën, gjërat do të jenë të tensionuara.

Është e vështirë për familjen, kjo pasiguri është e tmerrshme,” tha të enjten kryetari i Le Vernet: “Dhe njerëzit e fshatit duhet të dinë se çfarë ndodhi.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!