“Enciklopedia e shqiptarëve”/ Kryetari i Akademisë së Shkencave në Kosovë: Financim nga dy qeveritë, si po bëhet përzgjedhja e personaliteteve

schedule10:17 - 25 Prill, 2024

schedule 10:17 - 25 Prill, 2024

“Enciklopedia e shqiptarëve” është një financim nga dy qeveritë Shqipëri-Kosovë, ka zbuluar kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në emisionin “Pas Mesnate”.

Ai ka thënë se polemika normalisht do të ketë pasi një punë shumë voluminoze, por që kanë zgjedhur që t’i besojnë zërit të profesionistëve.

Sipas Krajës, përzgjedhja e personaliteteve nga mbretërit antik deri te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bëhet nga një staf në redaksitë qendrore dhe redaksitë e fushave.

“Qeveritë kanë nënshkruar një marrëveshje dhe do ta financojnë projektin nga fillimi deri në fund. Kemi themeluar redaksitë qendrore dhe redaksitë e fushave, edhe në Kosovë dhe në Shqipëri ka diku te 120-130 veta, dhe redaksitë e fushave janë kompatibile dhe këtej dhe andej. Jemi në fazën e regjistrit të përfshirjes.

Unë them që një projekt si enciklopedia do ketë probleme sepse është një projekt shumë i madh. Por fjalorët kanë treguar se ne mund ta bëjmë, kjo është esenca dhe ne do ta bëjmë. Tani kritika mbrapa do të ketë.

Unë jam kryeredaktor për Kosovën dhe mesa unë jam duke i parë, punët po shkojnë mirë dhe janë profesionistët ata që do të vendosin personat që do të përzgjidhen. Unë nuk vendos, janë të tjerët që më sjellin propozimin e argumentuar se çfarë ka bërë ky person në shkencat sociale; dhe pastaj një redaksi qendrore dhe vendore, vendos se çfarë do të bëjë”, tha Kraja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!