EMRAT/ Zgjidhen tre anëtarët e parë të KLP

schedule13:46 - 13 Tetor, 2023

schedule 13:46 - 13 Tetor, 2023

Prokuroria e Apelit ka zgjedhur anëtarin e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se Moisi Duda ka marrë 122 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, Afërdita Ndoi 106 vota. Ndërsa 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Dy kandidatët e tjerë të zgjedhur janë Olger Eminaj nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe Vatë Staka nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër.

Kush është Moisi Duda?

Moisi Duda është diplomuar si Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë. Karriera e tij si prokuror ka nisur në muajin Gusht të vitit 1990, si hetues prane Hetuesisë së rrethit Lushnje, më pas si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kuçovë, (1994-1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat, (1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gramsh, (1989-1999);Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, (2000) si dhe Prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës (2000-2021).

Duda ka dhënë gjithashtu edhe leksione mbi lëndë si; Drejta Publike, E Drejta Kushtetuese, Histori e Institucioneve, Njohuri Ekonomike, Gjuhë e Huaj (Anglisht), E Drejta Civile, E Drejta Penale, Kodi i Familjes, Kriminalogji, E Drejta Tregtare etj, si dhe ka marrë trajnime të ndryshme mbi temë “Luftën kundër krimit të organizuar”, zhvilluar në Itali dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë. Prej muajt Shkurt të vitit 2021, ushtron detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!