Emri, Zaev: Nëse referendumi s’ka sukses, do të jap dorëheqjen

schedule14:05 - 26 Qershor, 2018

schedule 14:05 - 26 Qershor, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nëse qytetarët nuk do të mbështesin ne referendum marrëveshjen me Greqinë për emrin.

“Do të largohem nga posti i kryeministrit, nëse nuk fiton referendumi. Por jam i sigurt se do të ketë sukses”, u shpreh shefi i qeverisë së Shkupit.

“Pres të fitojmë deri në 85% të votave, në përputhje me deklarimet e qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO”, u shpreh kryeministri.

“Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita shprehet e bindur se referendumi do të rrëzojë marrëveshjen për emrin./abcnews.al