Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal është vrarë mëngjesin e së martës në Tivar. Mediat malazeze raportojnë se viktima është identifikuar si Edmond Mustafa.
Pasi ka qëlluar për vdekje shqiptarin, autori është larguar me motoçikletë, teksa autoritetet janë angazhuar për kapjen e tij.
Dëshmitarët okularë thanë se vrasësi i është afruar Mustafës nga prapa dhe ka qëlluar në një distancë prej 10 metrash. Motra e tmerruar kërkonte ndihmë për të vëllai.
Mirëpo Emond mustafa nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.
Mustafa është një emër mjaft i njohur për autoritet malazeze pasi ai dyshohet se ishte anëtar i grupit kriminal të Skaljarit. Grup që akuzohet për trafikim droge dhe vrasje.
Sic raportojnë mediat malazeze, vitin e kaluar Mustafa kërkoi takim me kryeprokurorin special të vendit Vladimir Novoviq, me qëllim që, siç tha ai, të ndajë informacione të rëndësishme në me likuidimet dhe përgatitjet për vrasje të grupit në Mal të Zi.
Mediat thonë se vitin e kaluar, ai tregoi gatishmërinë e tij për të zbuluar emrat e porositësve dhe ekzekutuesve të 11 vrasjeve në Mal të Zi para Prokurorisë Speciale të Shtetit./abcnews.al