EMRI/ Vritet me armë zjarri i riu në Vlorë, pas krimit makinës i vihet zjarri

schedule04:27 - 24 Maj, 2020

schedule 04:27 - 24 Maj, 2020

Një person është gjendur i vrarë në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Viktima mësohet se është Kristian Breshanaj, 26 vjeç dhe dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.

Policia ka bërë me dije se gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, është gjetur e djegur një automjet tip BMW me targa greke, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Ndërkohë policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë dyshohet me armë zjarri shtetasi K. B., 25 vjeç.

Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!