EMRI/ Vrau dhe dogji dy persona në Greqi, arrestohet në Maltë shqiptari i shumëkërkuar

schedule16:48 - 20 Gusht, 2022

schedule 16:48 - 20 Gusht, 2022

Policia malteze ka arrestuar shqiptarin e shumëkërkuar nga shteti grek, Ledjon Brakaj 36-vjeç.

Arrestimi i Brakajt u bë në Marsaskala, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhërarresti ndërkombëtar, pasi akuzohet nga shteti grek se ka vrarë dhe më pas djegur dy persona në ishullin e Aeginës, ku kishte shkuar për të grabitur.

Sipas mediave malteze, Brakaj dyshohet për vrasjen e pronares në pension të dyqanit të suvenireve, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj në vitin 2015 dhe i grabiti atyre rreth 780,000 euro dhe sende me vlerë.

Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë.

Mjeku ligjor i Pireut, Elias Bogiokas u citua të thoshte se viktimat u sulmuan me shkelma, grushta ose shkop dhe më pas u dogjën ngadalë të gjallë.

Inspektorët maltezë Kurt Ryan Farrugia dhe Robinson Mifsud dëshmuan se Brakaj u arrestua pasi gjurmët e gishtave të tij përputheshin me ato të dërguara nga autoritetet greke.

Megjithatë, avokati i Brakajt, Franco Debono u kundërpërgjigj se kjo provë nuk u paraqit në gjykatë dhe për këtë arsye nuk duhet të mbështetet. Ai paralajmëroi gjithashtu se emri i klientit të tij nuk përputhet me emrin në urdhër-arrestin grek.

Mbrojtja nuk kërkoi lirimin me kusht dhe gjyqtari Noel Bartolo urdhëroi që Brakaj të lihej në paraburgim në pritje të një seance javën e ardhshme, gjatë së cilës do të diskutohen procedurat e ekstradimit grek.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!