EMRI/ Vrasja në Elbasan, kush janë dy “shokët” e viktimës, njëri prej tyre dhëndri i ish-kryebashkiakut

schedule07:11 - 30 Korrik, 2020

schedule 07:11 - 30 Korrik, 2020

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është vrarë një tjetër person në Elbasan, pak orë pas vrasjes me thikë të 23-vjeçarit Rigers Runaj.

Viktima është identifikuar si  Florian Lamçe.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për “ABC News” se kanë qenë disa persona duke konsumuar alkool edhe pse lokali ka qenë i mbyllur.

Si pasojë e një konfliktit me dy persona të tjerë Adriano Hajdari 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari., 34 vjeç, në grindje e sipër është goditur 40-vjeçari Florian Lamçe i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë gazetarja Xhensila Kodra raporton për “ABC News” se 34-vjeçari Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Personat që u konfliktuan e kanë dërguar viktimën në spitalin e Elbasanit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se edhe personat të cilat janë konfliktuar me të, kanë mbetur të lënduar.          Lamçe njihet si person me precedentë penalë, ndërsa në qytet njihej me nofkën (Qorri).

Lamçe është vrarë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut Etnografik. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 04:00 të mëngjesit.

Ndërsa sipas policisë bëhet me dije se në momentin e konfliktit viktima dhe të plagosurit kanë qenë në gjendje të dehur.

Florian Lamçe, viktima.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në orët  të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe  dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç,  S.S., 34 vjeç,  dhe  F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e  plagëve  të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!