Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiu. Burime nga Burgu i Drenovës për ABC News tregojnë se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.
Ka qene Prokuroria e Elbasanit që ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka vendosur “arrest shtëpie”, pasi Kadiu ka në kujdestari një fëmijë autik.
Kadiu ka marre detyrën e Shefit të Policisë në burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.
Kujtojmë që 28 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri disa javë më parë të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mes të ndaluarve për këtë ngjarje të rëndë, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, është edhe kreu i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha./abcnews.al