EMRI/ U gjet i vdekur në Greqi, identifikohet shqiptari

schedule12:01 - 11 Korrik, 2024

schedule 12:01 - 11 Korrik, 2024

Është identifikuar 37-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos në Kostur. Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu.

Identifikimi dhe njohja e viktimës u krye prej vëllait të viktimës Refail Kazanxhiu, i cili është edhe ky banor i zonës ku u gjet trupi i viktimës.

Mjeku ligjor pasi këqyri trupin e viktimës, tha paraprakisht  se dyshohet vdekje nga një atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.

Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!