Rreth 03:20 të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ia është vënë banesës së Skender Likës në Sanxhak të Laçit.
Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet.
Njoftimi policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.r.t/abcnews.al