EMRI/ Qëllohet 7 herë me pistolet ndaj një 30-vjeçari në Elbasan

schedule20:41 - 17 Qershor, 2022

schedule 20:41 - 17 Qershor, 2022

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan në lagjen “Skënderbej”. Burime për Abc bëjnë me dije se është qëlluar me pistoletë 7 herë në drejtim të Arben Bekteshit.

Burimet bëjnë me dije se autori është shpallur në kërkim, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja. Autori është një i ri i cili jeton në të njëjtën lagje me Bekteshin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë një sherr i bërë 3 javë më parë.

Fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar kalimtarët që ndodheshin në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.