VIDEO/Të shtëna me armë zjarri në Dobraç, plagoset kushëriri i “Kumbarit” të Shkodrës

schedule22:24 - 30 Prill, 2022

schedule 22:24 - 30 Prill, 2022

Një person ka mbetur i plagosur  në Dobraç të Shkodrës, për shkak të një atentati që i është bërë mbrëmjen  e sotme.

Abcnews.al mëson se plagosuri është Dedë Planaj,  djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në lagjen Dobraç në segmentin rrugor Shkodër Koplik.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në këtë zonë dhe në ndihmë pritet t’i vijnë pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë si dhe po merren në pyetje dëshmitarët.

Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të paditur duke qenë se në zonë ka disa rrugëdalje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë së Shkodrës.

Lexo edhe:U nxor në pritë? Pllanaj doli sapo la nënën në banesë, telefonata e fundit? I gjenden dy celularë

Bardhok Planaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është ekzekutuar mbrëmjen e 21 prillit 2021 rreth orës 21:10 me armë zjarri në rrugën Shkodër-Koplik.

Lexo edhe:Ekzekutohet “Kumbari” i Shkodrës

Ai u qëllua me breshëri teksa ishte duke lëvizur me makinë, duke ndërruar jetë në vend.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!