EMRI/ “Shtëpia e barit” çon në burg një tjetër shqiptar, 20-vjeçarin e “spiunuan” fqinjët

schedule18:48 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 18:48 - 6 Dhjetor, 2021

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi në vende të mbyllura.

I arrestuari mësohet se është 20-vjeçari Bekim Zyberaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Angli nga Shqipëria. Ishin fqinjët e Zyberaj ata të cilët kanë denoncuar në polici pasi era e kanabisit i shqetësonte. Pas aksionit policia i gjeti shqiptarit 139 bimë kanabisi.

Zyberaj mësohet se u dënua me 8 muaj burg. Ndërkohë atij do i duhet të punojë edhe 100 orë pune të papaguar për komunitetin në Britaninë e Madhe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!