EMRI/ Sherr me thikë gjatë natës në Tiranë, plagoset 40-vjeçari

schedule08:51 - 1 Prill, 2024

schedule 08:51 - 1 Prill, 2024

Një person ka mbetur i plagosur tek “Komuna e Parisit” në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës. I plagosur ka mbetur 40-vjeçari Marin Kokobbo pasi është goditur me thikë.

40-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor.

Autorët e kësaj ngjarjeje janë identifikuar nga policia, bëhet fjalë për 19-vjeçarin Arlind Gjoni i cili është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij Kevin Kolgega, ky i fundit ka rënë në prangat e policisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!