EMRI/ Sherr me thika në Elbasan, plagoset 23-vjeçari

schedule19:03 - 11 Gusht, 2022

schedule 19:03 - 11 Gusht, 2022

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e stome në qytetin e Elbasanit ku ka mbetur një person i plagosur.

Burime për Abc bëjnë me dije se sherri ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosur ka mbetur Amarildo Ademi 23-vjeç, i cili është goditur me thikë.

Reagimi i shpejtë i forcave Shqiponja, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në komisariat të autorit, Enver Buzhani 19-vjeç. Sherri ka ndodhur pas një debati momental mes dy të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!