EMRI/ Prostituonte vajzat e mitura në Greqi, arrestohet shqiptarja që bashkëpunonte me dy burra grekë

schedule19:21 - 12 Janar, 2024

schedule 19:21 - 12 Janar, 2024

Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare dhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas drejtorisë antitrafik të policisë greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj 31 vjeç, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Policia thotë se, Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike, kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.

Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve interentike ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marrëdhënie seksuale me to.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!