Finalizohet operacioni i koduar “Illegal”. Në pranga ka rënë 24-vjeçari Endri Bregaj, pasi transportonte kundrejt pagesës emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi,
Gjatë këtij operacioni është sekuestruar automjeti tip “Benz” me të cilin transportoheshin emigrantët dhe celulari i të arrestuarit.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”. Gjatë operacionit u vu në pranga nje 24 vjeçar, banues në Shkodër. Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
/abcnews.al/