EMRI/ Plagosje me thikë në “Misto Mames”, një në pranga, një në kërkim

schedule11:29 - 6 Mars, 2020

schedule 11:29 - 6 Mars, 2020

Policia e Tiranës pas një konflikti mes disa personave ka mbetur i plagosur me thikë një i ri, ka vënë në pranga një 51 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Abc Neës mëson se i arrestuari është shtetasi Tomorr Shaba mbi të cilin rëndon akuza “plagosje e rëndë me dashje”.

Uniformat blu bëjnë me dije se këtë të premte në “Misto Mame”, dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Policia Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohet një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

T.SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes./abcnews.al