EMRI/ Plagosja e tre grekëve në Athinë, arrestohet njëri prej shqiptarëve

schedule10:39 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 10:39 - 18 Dhjetor, 2023

Arrestohet një nga shqiptarët që u përfshinë në përplasjen me 3 tre shtetas grekë mbrëmjen e së shtunës, jashtë një lokali në “Gazi” të Athinës. Referuar mediave vendase, në pranga është vendosur një 33-vjeçari, Emiliano Jakupi,  nën akuzat për bashkëpunim në tentativë për vrasje.

Jakupi ka qenë me precedentë për gjobëvënie, ndërsa u arrestua mbrëmjen e së dielës. 33-vjecari dyshohet se ai ishte në automjet me autorin. Autoritetet greke kanë gjetur edhe mjetin në Voria Proastia. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që të rinjtë shqiptarë e kishin marrë automjetin me qira.

Ky i fundit është ende në arrati.

Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e shqiptarit, i cili konsiderohet si person të rrezikshmërisë së lartë, si pasojë e historisë së shkuar kriminale.  Ai ishte  shpallur më parë në kërkim për vrasjen e 40 vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami si dhe për lidhjet që ka me grupet kriminale të trafikut të drogës në Itali.

Nga pamjet e publikuara duken dy shqiptarët që zbresin nga automjeti. Ata kanë debatuar me tre të rinj nga Kreta. Pas një debati banal, pasagjeri i mjetit godet me grusht një nga grekët. Aty situata u përshkallëzua në një përplasje fizike, me grushta. A një momenti drejtuesi i automjetit, shqiptar, nxori armën dhe qëlloi mbi grekët.

Dy vëllezërit të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë në Klinikën e Neurokirurgjisë, me dëmtime në kokë. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!