EMRI/Plagosi me thikë infermieren, kapet 36 vjeçari në Lushnje

schedule21:29 - 21 Prill, 2020

schedule 21:29 - 21 Prill, 2020

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 36 vjeçar i cili pasditen e kësaj të marte ka plagosur me thikë infermieren e qendrës shëndetsore në fshatin Arrëz.

Abc News mëson se emri i autorit të kësaj ngjarje të rëndë është Altin Mbrice. 36 vjeçari mësohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se autori pasi ka goditur infermieren është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Fatmirësisht infermierja e plagosur ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të infermieres së qëndrës shëndetësore në fshatin Arrëz.

Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!