Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së një dite më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Y.G.
Ai u konfliktua me dy shoferë të një autobusi të shkollës, të cilët transportojnë nxënësit me pretekstin se makina e tyre u kishte zënë rrugën. Pas konfliktit verbal ai nxori thikën dhe i goditi, më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Autori ka kërkuar që ata të hapnin rrugën duke pretenduar se kishte urgjencë. Mësohet se të lënduari ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia.
/abcnews.al/