EMRI/ Plagosi 33-vjeçarin në dhomën e hotelit në Ksamil, arrestohet autori

schedule22:18 - 13 Gusht, 2021

schedule 22:18 - 13 Gusht, 2021

Policia ka zbardhur ngjarjen e sotme në Ksamil, ku mbeti i plagfosur një 33-vjeçar. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori, Edison Vyzaj nga Shkodra.

I riu akuzohet për plagosje nga pakujdesia. Ngjarja ndodhi në një dhomë hoteli, ku sipas policisë se rreth orës 20:45 Vyzaj ka plagosur nga pakujdesia 33-vjeçarin, Tauland Beqiri nga Këlcyra.

Ndërkohë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar.

Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!