EMRI/ Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Athinë, përplasjet me bandat

schedule16:54 - 9 Prill, 2024

schedule 16:54 - 9 Prill, 2024

Policia greke ka arrestuar 28 vjeçarin, Dhimitri Çiço me origjinë shqiptare, i dyshuar për dhjetëra krime, përfshirë edhe vrasje.

I riu shqiptar, njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, gjithashtu i përfshirë edhe ngjarjen kriminale, ku hapi zjarr ndaj një tjetër grupi kriminal shqiptar “LIONS”, me bazë në Athinë.

28-vjeçari në brenda 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar.

Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios, rezulton i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë.

Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë.

Dhimitri Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë kundërpërgjigjur grupit të shqiptarëve, 28 vjeçari shqiptar ka qëlluar sërish duke vrarë Bahman Rasulin.

Pas hetimit gati 1 mujor të kësaj ngjarje, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë, në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri, Akil Topi 66 vjeç nga Elbasani, Spiro Alushi 23 vjeç, Thanas Alushi 25 vjeç, Skerdi Dragoti 24 vjeç dhe Anxhelo Cenkaj 18 vjeç.

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përveç shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!