EMRI/ Pas 12 të arrestuarve, kapet në Dhërmi 21-vjeçari i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike

schedule10:38 - 18 Qershor, 2021

schedule 10:38 - 18 Qershor, 2021

Shkon në 13 numri i personave të ndaluar për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Parku”.

Një operacion ky i realizuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë, ku për pasojë u vunë në pranga 12 persona.

Polica bën me dije se pas lokalizimit, 21-vjeçari Rei Demneri, është arrestuar në Dhërmi. Gjithashtu bëhet me dije se i riu në bashkëpunim me personat e tjerë që u arrestuan ditën e djeshme, kryente shpërndarje të lëndës narkotike.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Informacion-Vijon operacioni policor i koduar “Parku”.

Shkon në 13 numri i të ndaluarve.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike, finalizuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 12 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi R. D., pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në koordinim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Dhërmi, e shtetasit R. D.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për  veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u bë ndalimi i shtetasit R. D., 21 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar, merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!