Ne kërkim për vrasje/ Kapet në Durrës 49-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Spanjës

schedule10:51 - 22 Qershor, 2024

schedule 10:51 - 22 Qershor, 2024

Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës për vrasje dhe grup kriminal.

Bëhet fjalë për Armando Masha,  i lindur në Durrës i cili pritet të ekstradohet për në Spanjë.

Ai është lokalizuar nga Forcat Operacionale teksa fshihej në lagjen nr. 13, Durrës.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë, në vitin 2022,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!