EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 61-vjeçari polak në Hanin e Hotit

schedule15:27 - 25 Prill, 2024

schedule 15:27 - 25 Prill, 2024

Një 61-vjeçar nga Polonia shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të enjte në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi polak Jan Stanek, i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!