EMRI/ Ndërron jetë i dënuari në burgun e Vlorës, u paraqit në spital për ndihmë mjekësore

schedule12:33 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:33 - 16 Tetor, 2024

Një i dënuar ka ndërruar jetë në spitalin e  Vlorës. 73-vjeçari Binjar Llano banues në Vlorë ishte dërguar për ndihmë mjekësore në spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin.

Dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Binjar Llano Llanaj, lindur më 25.03.1951 dhe banues në Kaninë, Vlorë, ishte i dënuar për kryerjen e veprës penale 108/2 “Vepra të turpshme”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!