Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme procesin e primareve në të gjitha bashkitë e vendit për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në Bashkinë Selenica ka fituar Leonard Rakipaj, i cili ka marrë 270 vota, duke lënë pas dy kandidatët e tjerë, Jani Dapaj 70 vota dhe
Dhurata Mecorapaj 10 vota.
Në primaret për Bashkinë e Selenicës ishin regjistruar për votim 500 antarë dhe sipmatizantë.
Rakipaj do të jetë kandidati i PD për zgjedhjet lokale në 14 majit në Bashkinë e Selenicës.
/Abcnews.al/