Kavajë/ Babai mbytet duke shpëtuar dy djemtë, vdesin të tre

schedule20:35 - 9 Korrik, 2023

schedule 20:35 - 9 Korrik, 2023

E diela në plazhin e Vilë Bashtovës u kthye në një tragjedi të madhe për familjen Halilaj nga Tirana. Babai dhe dy djemtë e mitur udhëtuan nga Tirana për të kaluar ditën e fundit të javës në bregdet, por nuk u kthyen më në shtëpi. Ata humbën jetën në tentativë për të shpëtuar njëri tjetrin nga mbytja në det.

I pari që u mund nga dallgët ishte djali 13-vjeçar. Në ndihmë të tij për ta shpëtuar u nis vëllai 15-vjeçar e më pas babai i tyre Elvis Halilaj 50-vjeç.

Deti i trazuar dhe dallgët e forta i spostuan larg në det. Tentativat për t`ju ardhur në ndihmë njëri-tjetrit dështuan dhe të tre iu dorëzuan detit.

Pushuesit që iu erdhën të parët në ndihmë shprehen të shokuar nga ajo se çfarë panë. Thonë se u përpoqën t’i mbanin në jetë, por ishte e pamundur.

LEXO EDHE: ABC News vëzhgim në Durrës, mungojnë vrojtuesit. Pushuesit: Nuk ndihemi të sigurtë

“Një moment që një person po bërtiste dhe po tentonte të dilte. Disa nga ne pamë që nuk shkonte gjë dhe u futëm. Ai u afrua ne u futëm, pamë që kishte 3 persona të shtrir. I kapëm i nxorrën në breg dhe kush mundi i bënë mesazh. Morëm vesh me mbrapa që është dhënë sinjali i kuq, këtu nuk mori vesh njeri që cfar sinjali kishte, e çfar rreziku kishte, vetëm çfar shihnim me sy”, tha një dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve fëmijët në fillim kishin shenja jete.

“Ne nuk po e kuptonim se çfarë po ngjante kur po vinin. Menduam se mos ishte një, kur thanë janë dy janë tre, mbetëm të shokuar. Dy djemtë e vegjël na dhanë shpresë së po reagonin nga masazhet, ndërsa i ati që në fillim ishte i pashpresë” tha një dëshmitare tjetër.

“Nuk isha vetëm, ishin shumë njerëz, ishte dhe një infermiere. Kishte shumë njerëz dhe u munduan të gjithë, ata që dinin. U munduam të japim maksimumin tonë”, theksoi një pushues.

Ngjarja me tre viktima ndoshta mund të ishte shmangur nëse në bregdet do të kishte vrojtues.

Kullat e vrojtimit ekzistojne vetem fizikisht ne plazhin e vile bashtoves, ne to nuk ka vezhgues per te monitoruar pushuesit qe lahen ne det

” Jo vetëm roje, por edhe një vijë kufizuese duhet të jetë për këdo që hynë në det, deri ku është e lejueshme të përdoret nga ne pushuesit” theksoi një tjetër pushues, dëshmitar i ngjarjes.

Tragjedia e të dielës thekson dhe njëherë rëndësinë e marrjes së masave per sigurinë në plazhet e vendit. Rritja e aksesit ka rritur edhe vendet deri dje të pafrekuentueshme. Tani gjithë keto zona kanë nevojë për shërbime parësore, në mënyrë që tragjedi të tilla, të evitohen në të ardhmen./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!