EMRI/ Lirohet nga detyra Suela Bedeni, ja kush emërohet Inspektor i Përgjithshëm i SHISH

schedule17:53 - 24 Janar, 2024

schedule 17:53 - 24 Janar, 2024

Suela Bedeni është liruar nga detyra e Inspektores së Përgjithshme të Shërbimit Informativ të Shtetit. Vendimi u mor të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Në vend të saj, është emëruar Blend Çobani.

“LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.“, thuhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!