Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçarin, Silard Strataj, i cili lëvizte i armatosur në qytet.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 34-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale ndaj 34-vjeçarit. /abcnews.al