EMRI/ Ky është 60-vjeçari që u vra me thikë në Maliq

schedule22:09 - 8 Gusht, 2022

schedule 22:09 - 8 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një 60-vjeçar i vra me thikë.

Sipas burimit të Abc, i vdekur ka mbetur Nesti Sotiri. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Autori i këtij krimi është Velo Hazisllari.

Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.

/Abcnews.al/