Është mësuar identitetin e personit që po lëvizte në makinë me Endrit Doklen. Burime bëjnë me dije se në makinë ka qenë Fatjon Murati.
Fatjon Murati, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Murati ishte i shpallur në kërkim nga policia, ndërsa emri i tij ka dalë edhe në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë. Murati ka qenë një nga personazhet që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
/abcnews.al/
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!