Tvklan.al ka mësuar se personi të cilit i janë sekuestruar 1 milionë Euro nga trafiku i drogës është Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça dhe banim në Librazhd.
39-vjeçari është vrarë në Greqi në vitin 2017, dyshohet për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Sipas burimeve, mësohet se Roland Shëmbitrasi i kishte transferuar paratë nga Greqia në Shqipëri në emër të familjarëve të tij;të të atit Kasëm Shëmbitrasi, të ëmës Vera Shëmbitrasi dhe bashkëshortes Albana Shëmbitrasi./tvklan.al